“Në Shkodër për pak e vranë Gjokën, nuk ndodh në Maqedoni”! Kabo për Jorgjin: I ke prishur biznesin dikujt

Përparim Kabo ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku ka folur sa i përket ndeshjes mes Partizanit dhe Vllaznisë. Fillimisht është hapur tema e trajnerit Ernest Gjoka që ka arritur suksesin e madh duke fituar titullin kampion me Shkëndijën e Tetovës. Megjithatë Kabo sjell në kujtesë vitet e errëta teksa ky trajner është sulmuar në kohën kur punonte në Shkodër. “Kur ishte Ernest Gjoka te Vllaznia për pak e vranë në garazhd, ndërsa në Maqedoni nuk të vrasin. Ky është ndryshimi”, tha Kabo.

Ndërkohë sa i përket vendimit të 11-metërshit, Kabo është i qartë në mendimin e tij: “Jorgjit nuk duhet t’i vijë keq, por i ka prishur biznesin dikujt. Ia prishur biznesin dhe për këtë arsye duhet të kalojë në ndjekje penale. Është njësoj sikur të kesh disa lekë në xhep dhe të vijë tjetri për t’i vjedhur. Ti do të ankohesh dhe do i drejtohesh organeve kompetente”, tha Kabo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online