Frashëri: S’jam i kënaqur nga vetja, Kukësin e eliminojmë

Fitorja ndaj Kastriotit ka ngritur moralin te skuadra e Teutës. Në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, mbrojtësi Erlis Frashëri foli për ndeshjen e sotme, përballjen e ardhshme ndaj Kukësit dhe paraqitjet me skuadrën durrsake.

“Kemi vuajtur në ndeshjet e kaluara, shpresoj që kjo fitore të na ndihmojë të kalojmë këtë ngërç që kemi pasur. Ishte një ndeshje e sikletshme, vinim nga një rezultat i keq si humbja me Partizanit, që shpresoj që mos të ndodhë më. Tani do shikojmë vetëm përpara”.

KUPA DHE VENDI I DYTË – “Ne do të bëjmë më të mirën, hap pas hapi. Besimi është i plotë te skuadra dhe te presidenca. Kemi ndeshjen me Kukësin në Kupë do të shkojmë për t’u kualifikuar.”

PARAQITJET ME TEUTËN – “Nuk jam akoma i kënaqur nga vetja, por besoj se kjo e sotmja ishte ndër ndeshjet më të mira që kam zhvilluar deri më tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online