Francezi hedh Anti-Dopingun në gjyq, pretendon 13 mln sterlina

Futbollisti francez, Mamadou Sakho, ka hedhur në gjyq agjensinë e Anti-Doping, me akuzën se i kanë shkatërruar karrierën. Skho pretendon plot 13 milionë sterlina pas fitimit të këtij gjyqi, pasi një dënim që kjo agjensi i ka bërë në vitin 2016, është i gabuar.

Në prill të 2016-ës, Sakho u dënua nga agjensia Anti-Doping për shkak të një substance e cila ndihmonte në heqjen e dhjamit në trup. (Higenamine). Sakho u dënua me 30 ditë dhe i mungoi Liverpulit në muajin më të rëndësishëm të sezonit.

Sakho nuk u aktivizua më për Liverpulin që pas atij dënimi, madje as në finalen e Europa League atë sezon kundër Seviljës, gjë që i kushtoi dhe vendin në kombëtaren e Francës. Tani, Sakho aktivizohet me Kristal Palas në Premier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online