Fotolajm | Zisi zbulon “sekretin” e driblimeve të tij

Niko Zisi la në verë Bylisin për të firmosur me Kamzën, me synimin për t’u prezantuar dhe në elitën e futbollit shqiptar. Fieraku është aktivizuar në 10 ndeshje deri më tani, 4 prej të cilave nga minuta e parë dhe ndeshje pas ndeshje po rritet.

23-vjeçari ka postuar ditën e djeshme 5 foto në profilin e tij në “Instagram”, duke treguar një moment kur në ndeshjen me Flamurtarin kishte kaluar Silanovskin. Mjaft interesant mënyra se si mesfushori ka treguar ikjen e tij, pasi shihet në 5 momente të ndryshme, që nga momentit kur është para mbrojtësit të kuqezinjve dhe deri në momentin kur e kalon këtë të fundit.

Zisi shihet si një lojtar premtues dhe me të ardhme. 23-vjeçari duhet të vijojë me performancat e mira, por duhet të ketë kujdes, të mos  i tregojë të gjitha sekretet e driblimeve të tij, pasi mbrojtësit kundërshtar do marrin masa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *