Në botë ka shumë histori të ndryshme në futboll, të cilat ndoshta janë shumë të bukura për t’u lexuar, apo dhe për të dëgjuar për ta, por sigurisht që ne kemi pasur fatin të jetojmë në epokën e Leo Mesit, ose siç mund të quhet ndryshe në kohën e “pleshtit”. Sigurisht që për të në të ardhmen, në një ditë kur ta ketë lënë futbollin e ndoshta të mos jetojë më do të flitet shumë për të dhe për atë çka ai ka dhënë për futbollin e veçanërisht për Barcelonën.
Pikërisht skuadra nga Katalonja është ekipi që i dha besim që kur ishte një fëmijë. Nga rrugët e Rosarios tek jeta e Spanjës është një ndryshim i madh, por askush nuk e kishte menduar sot dhe 18 vite më parë që një argjentinasi do të bëhej lojtari më i madh i këtij klubi, ose për të thënë një nga më të mëdhenjtë.
Sot, 18 vite më parë Leonel Mesi nënshkroi në një copë letre duarsh. Do të ishte absurde që dikush ta mendonte se do të arrinte që një ditë të bëhej lojtari me 5 topa të artë apo lojtari me më shumë tituj me fanellën blaugrana. 18 vite plot histori, sukses dhe momente të veçanta, por Mesi është gjithnjë aty tek Barça, i gatshëm për të bërë të tjerë hapa të mëdhenj në karrierë edhe pse vitet sa vijnë e shtohen
Më poshtë ju sjellim një galeri me 18 momentet më të veçanta të “pleshtit” Leo Mesit në këto 18 vite që ai luan me Barçën. Shumë tituj e gola, ndeshje interesante dhe momente që do të mbahen mend gjatë!
[Best_Wordpress_Gallery id=”159″ gal_title=”18 vitet e Mesit”]