FOTO | Ultrasit e Cërvenës “shigjetojnë” Thaçin dhe Haradinajn: Jemi gati për ju!

Cërvena Zvezda fitoi përballë Napredakut në shtëpi me rezultatin 3-0 të shtunën dhe vazhdon të kryesojë kampionatin serb me nëntë pikë më shumë se Radniçki i Nishit.

Siç citon uebsajti “Ultra Style”, ultrasit e Cërvenës, të njohur ndryshe si “Delije”, kanë nxjerrë një pankartë, ku shkruajnë: “Armata e Veriut është gati për Thaçin dhe Haradinajn”. Dy politikanët shqiptarë të Kosovës mbajnë postin e presidentit dhe kryeministrit të shtetit të Kosovës, ndërsa kanë qenë dhe drejtues të UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës).

Pankarta e ultrasve të Cërvenës

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar kohët e fundit, ndërsa ultrasit e ekipit më të madh serb nuk kanë humbur rastin për të bërë një provokim të turpshëm. Një gjë e tillë nuk ka lidhje me futbollin dhe stadiumet, ndërsa është e habitshme se si është lejuar shpalosja e një mesazhi të tillë.

Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *