FOTO: Superiorja në fokus, Edi Reja nisi misionin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, është i pranishëm në stadiumin “Selman Stermasi” për të ndjekur takimin mes Tiranës dhe Kastriotit. Numri një i pankinës kuqezi ka qenë në praninë e Ervin Bulkut dhe me shumë gjasa, arsyeja e prezencës së tij në stadium është për të studiuar disa lojtarë.

Paraardhësi i tij, Kristian Panuçi, u kritikua shpeshherë për mungesën e tij në stadiumet shqiptare dhe mesa duket, Reja nuk do të përsërisë një situatë të tillë. Kjo është sfida e parë që trajneri i ri i Shqipërisë ndjek në stadiumet e Superiores, pikërisht sfida e mbijetesës mes bardhebluve të Tiranës dhe krutanëve të Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *