FOTO | Nga porta, në punëtor ndërtimi: Historia e portierit të Trepçës

Situata në klubet kosovare që luajnë në IPKO Superliga sa i takon aspektin financiar nuk ka shfaqur probleme, por skuadrat që militojnë në Kategorinë e Dytë shpeshherë kanë pasur vonesa në pagesa. Këtë faktor e vuajnë shumë futbollistët e huaj, të cilët kanë shumë vështirësi të bëjnë një jetë normale.

Një nga ta ka qenë dhe portieri i Trepçës, Teo Foxho Lali, kamerunasi i cili po bën bujë në mediat kosovare. “Gazeta Olle” ka ndjekur me interes situatën e portierit, i cili është filmuar e fotografuar duke punuar në ndërtim, për të fituar sadopak para që të plotësojë nevojat e jetesës.

Gazetarët e “Gazeta Olle” kanë kontaktuar me vetë lojtarin, i cili nuk ka pranuar të flasë në lidhje me situatën e tij, duke thënë: “Mund të flas vetëm sa i takon aspektit sportiv, pasi nuk më lejohet të flas për menaxhimin e klubit.”

FOTO: Gazeta Olle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online