FOTO | Merkato e Partizanit, afrimi i parë në… aeroport

Partizani po punon në fshehtësi totale. Ende nuk ka asgjë zyrtare sa i takon trajnerit të ri, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim të ketë afrime të rendesishme. Në klubin e kuq në fakt kanë mbyllur gjithçka me brazilianin Uilliam Kordeiro.

Anësori, i cili luan në të dyja krahët, kishte udhëtuar drejt Brazilit, ndërkohë që më parë kishte bërë me dije se e kishte mbyllur me Kukësin. Ai nuk ka zbuluar asgjë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

As te Partizani ende nuk kanë dalë me një njoftim, por Kordeiro së fundmi ka postuar një foto në Instagram dhe tregon se po rikthehet në Shqipëri. Destinacioni? Tirana dhe… klubi i Partizanit. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *