Leo Mesi nuk është më në vendin e parë në renditjen e lojtarëve më efikasitet më të madh në pesë kampionatet më të forta të Europës. Gjithçka ka të bëjë me 6 ndeshjet e fundit, ndërsa Kilian Mbape ka rritur të sigurojë “fronin”.
Ylli i PSG shënoi një gol në fitoren 4-1 kundër Rene dhe është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve të kampionatit francez me 18 gola (numëron dhe 5 asiste). Kjo ishte ndeshja e katërt rresht në kampionat që 20-vjeçari shënon gol.
Pas tij vjen fenomeni argjentinas, i cili shënoi golin e dytë në fitoren 0-2 kundër Zhironës, duke gjetur rrjetën për të shtatën ndeshje rresht në kampionat.
Ngjitje e rëndësishme dhe për Pol Pogba, mesfushorin e Mançester Junajtid. Francezi renditej në vendin e 24, ndërsa tashmë kompleton podin e më të mirëve.
Në vend të katërt vjen një emër nga Serie A. Alejandro Gomez dhuroi dy asiste në barazimin e çmendur 3-3 kundër Romës dhe kapiteni i Atalantës është ngjitur me dhjetë pozicione në renditje. Argjentinasi ka dhuruar 5 asiste në katër ndeshjet e fundit dhe ka shënuar 1 gol.
Pas tij vjen Dani Pareho i Valencias, i cili dhuroi një asist në fitoren 3-0 kundër Vijarealit. Spanjolli numëron 5 gola dhe 3 asiste në kampionat, ndërsa lojërat e mira në gjashtë javët e fundit e kanë ngritur në vendin e pestë. Ai ka shënuar tre gola në vitin 2019 dhe në ndeshjen e fundit ishte i pagabueshëm, pasi 94% e pasimeve të tij ishin të sakta.
Më pas me radhë Kavani i PSG, Salah i Liverpulit, Draksler i PSG, Duvan Zapata i Atalantës dhe Luis Suarez i Barcelonës. Rritje të madhe kanë bërë dhe Markus Rashford i Junajtid, Sanço i Dortmundit dhe Kualjarela i Sampdorias.