Zbulohet objektivi i ri i Milanit. Paolo Maldini është kapur në Ibiza, duke biseduar me Teo Hernandez, mbrojtësin e majtë të Real Madrid. 21-vjeçari ishte i huazuar sezonin e fundit te Real Sociedad, aty ku zhvilloi 34 ndeshje, shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste.
“El Chiringuito TV” i ka fotografuar të dy bashkë, aty ku drejtori teknik i ka shpjeguar projektin e kuqezinjve anësorit të majtë, i cili e preferon shumë lojën sulmuese. Kartoni i Teo Hernandez kushton rreth 15-20 milionë euro dhe kontrata me Realin përfundon në vitin 2023.
Maldini dëshiron ta marrë francezin e natyralizuar si spanjoll në formë huazimi me të drejtë blerje. Raportet me Florentino Perez janë të shkëlqyera dhe Hernandez mund të jetë dhurata e radhës për trajnerin Xhampaolo.