FOTO | Luajti vetëm 88 minuta, Tomori zyrtarizon largimin e mesfushorit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Skuadra e Tomorit ishte shumë aktive në afrime lojtarësh në fillimin e muajit janar, por në ditët e fundit, situata ka qenë më e qetë në kampin beratas.

Në fillim të sezonit, Tomori synonte Superioren, por me kalimin e javëve nuk arritën të ishin në vendet e kreut, duke dalë nga objektivat që në gjysmën e parë të kampionatit.

Pas disa afrimeve, klubi ka njoftuar sot një largim, pasi kanë ndërprerë me konsensus kontratën me mesfushorin Ardian Gega. 32-vjeçari luajti vetëm 3 ndeshje këtë sezon dhe në total numëronte 88 minuta.

Njoftimi i klubit beratas

Klubi njofton se Ardian Gega nuk do të jetë më lojtar i Tomorit për pjesën e mbetur të kampionatit. Gega i cili u bashkua me beratasit në fillim të këtij sezoni, ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin.

Klubi falënderon Ardian Gegën për kontributin e dhënë me fanellën beratase dhe i uron suksese të mëtejshme në jetë e familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *