Mbrojtësi i flamurtarit, Albi Alla ka publikuar një foto në Instagramin e tij zyrtar, ku me nuanca humori, ka komentuar për largimet e Bushiç dhe Siljanovski. Alla ka “pikturuar” mbi foto dy figura në formën e njeriut, që sipas tij, janë Bushiç dhe Siljanovski.
“Kafe me shokët”, ka shkruar mbrojtësi dhe ka përmendur emrat e dy futbollistëve të larguar. 25-vjeçari duket se ka “thumbuar” me drejtuesit e tij dhe largimet e Bushiç dhe Siljanovskit, nuk janë pritur mirë nga mbrojtësi, të cilit i janë larguar shokët.