FOTO | Gafa e Juventusit, prezanton Ikardin me ngjyrat… zikaltër!

Rrjetet sociale po përdoren shumë nga të gjithë, aq më tepër nga klubet e futbollit. Ata kanë faqet e tyre zyrtare, aty ku shpërndajnë lajme, deklarata, apo dhe statistika të ndryshme. Ndonjëherë ndodhin dhe gabime në postime, ndërsa Juventusi është “viktima” e radhës.

Faqja zyrtare spanjolle e klubit bardhezi në “Twitter” ka postuar diçka, që ka sjellë kritika nga tifozët e Juves dhe ironi nga ata kundërshtarë. Në foto janë Ikardi dhe Belfodil, duke u prezantuar me uniformën e Interit.

Një gabim pa dashje, që është fshirë menjëherë, ose dhe ndonjë provokim, pasi Juventusi është i interesuar prej kohësh për kapitenin e Interit. Ikardi nuk po gjen marrëveshjen me klubin zikaltër për rinovimin e kontratës dhe Juventus është një nga klubet që po monitoron me kujdes situatën e krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online