Arlind Ajeti po rikthehet përsëri në nivelet e larta, siç ishim mësuar ta shihnim vite më parë kur mbante veshur fanellën e Kombëtares kuqezi. Mbrojtësi shqiptar u transferua në radhët e Reggiana-s në fillim të këtij sezoni, me të cilët po rikthehet edhe një herë në qendër të vëmendjes.
Kundër Pordenones ishte heroi i ndeshejs, teksa për 90 minuta ka bërë edhe mbrojtësin, edhe sulmuesin në të njëjtën kohë. Në prapavijë ia doli të bllokonte me sukses kundërshtarët, ndërsa ekipit do i jepte edhe fitoren me golin e shënuar. Kjo ka bërë që Ajetin ta shohim tashmë në mesin e 11 më të mirëve të javës, ku përkrahë sheh edhe Mario Balotelli-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/