VIDEO/ Mërgim Vojvoda shijon golin e parë në Serie A, i dhuron fitoren skuadrës së Torinos

Pas shumë muajsh, më në fund Mërgim Vojvoda mund të shijojë golin e tij të parë në Serie A. Mbrojtësi shqiptar ka qenë protagonist mbrëmjen e sotme, teksa në minutën e 63-të ka arritur të shtyjë topin përtej vijës fatale. Me portën thuajse të boshatisur dhe pa shqetësimin e kundërshtarëve, Vojvoda nuk e pati aspak të vështirë të shënonte.

Ky do të ishte goli i vetëm i kësaj sfide. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës i dhuron kështu fitoren Torinos kundër Parmës. Ekipi italian merr 3 pikë të rëndësishme, të cilat e shkëpusin paksa nga zona e ftohtë për rënien në Serie B./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online