FOTO | Amaneti i veçantë i të moshuarit: Nuk dua lule, vetëm gola të CR7!

Lidhja e një tifozi me ekipin e tij të zemrës është diçka magjike dhe shpeshherë e pashpjegueshme. Kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi ka rikthyer entuziazmin në futbollin italian dhe tifozët bardhezinjtë po zbaviten me lojën dhe golat e portugezit.

Ronaldo është një simbol dhe të gjithë janë të “çmendur” pas tij. Një episod ndryshe dhe totalisht befasues na vjen nga qyteti i Lukës. Mario Stefanini, një tifoz i thekur i bardhezinjve të Alegrit ka ndërruar jetë, por ajo që të habit është amaneti i tij.

Siç citon “Il Giornale di Barga”, i moshuari i kishte kërkuar djalit të tij që në ceremoninë mortore të mos mungonte pak Juventus dhe shumë… Kristiano Ronaldo!

Nuk dua lule, por gola të CR7”, ishte shkruar diku mes rreshtave në lajmërimin e vdekjes së 77-vjeçarit juventin. Djali i tij ia ka plotësuar dëshirën e fundit dhe të gjithë kanë vënë re komentin e veçantë. Njësoj si ajo shprehja “deri në fund të jetës me ty”… Një gjë e tillë dhe kaq e veçantë mund të ketë prekur dhe emocionuar dhe yllin portugez, i cili do të kërkojë të shënojë në sfidën e ardhshme kundër Spalit, për t’ia dedikuar golin Marios, tifozit të përjetshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *