Formula 1 merr udhë, Mercedesi tregon “dhëmbët” menjëherë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Rikthehet Formula 1 dhe sot janë kryer provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë. Dominim i kampionëve në fuqi të Mercedes, me Luis Hamilton që do ta nisë nesër nga vendi i parë. Pas tij kohën më të shpejtë e regjistroi Valeri Botas, për t’u pasuar nga gjermani Sebastian Fetel, një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion.

Gjermani, pas provave zyrtare, shkurtimisht tha: “Kjo pistë është shumë specifike, kështu që nuk jam shumë i shqetësuar. Natyrisht do kisha dashur të kishte shkuar ndryshe”.

Çarls Leklërk, piloti tjetër i Ferrarit, regjistroi kohën e pestë më të mirë dhe mes dy “Kokëkuqeve” do ta nisë Maks Vershtapen. Kimi Raikonen, “ish”-i i skuderisë italiane, do ta nisë nga vendi i nëntë, ndërkohë që bie në sy që i rikthyer në Formula 1, Robert Kubica, ka qenë më i ngadalti në provat zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *