Mehmetllari e Tuci lënë shenjë edhe në derbin e Zagrebit

0

Barazim në derbin e Zagrebit për 19-vjeçarë, që u mbyll në barazim 3-3. Skuadra e Lokomotivës ishte në avantazh 1-3 , por nuk e ruajti dot epërsinë dhe ndau nga një pikë me Dinamon. Kështu mbetet në vendin e dytë në klasifikim.

Nga minuta e parë si zakonisht ishin edhe dyshja Arbër Mehmetllari-Indrit Tuci. I pari ishte protagonist, duke shënuar golin e tretë në minutën e 75-të, ndërkohë që dha edhe asistin e golit të dytë. Sulmuesi qëndroi në fushë deri në të 87’.

Tuci gjithashtu vijon të japë kontributin e tij për Lokomotivën dhe nga këmbët e tij u gatua goli i parë, realizuar nga Goriçan në minutën e 29-të. Mesfushori me tipare sulmuesi luajti vetëm 69 minuta dhe u zëvendësua nga Sharonja kur Lokomotiva ishte në epërsinë e dy golave.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.