Formula 1 më e çmendur e viteve të fundit/ Hamilton fiton garën dhe kap me pikë Verstapenin, gara e fundit vendos për titullin

Ky sezon po rezulton një nga më të çmendurit e viteve të fundit në Formula 1. Luis Hamilton ka fituar garën e Arabisë Saudite, duke i marrë kryesimin në xhirot e fundit Verstapenit. Me 25 pikët e vendit të parë dhe një bonus për xhiron më të shpejtë të vendosur në pistë, britaniku shkon në pikë të barabarta me Verstapenin. Të dy pilotët kanë grumbulluar 369.5 pikë deri më tani dhe gjithçka do të vendoset në garën e fundit.

Një javë më pas në Abu Dabi zhvillohet “grand prix”-i i fundit për këtë sezon, ku do të vendoset se cili do të fitojë titullin. Verstapen luf.ton për të thyer mbretërimin e gjatë të Hamiltonit, ndërsa ky i fundit me një fitore do të kalonte legjendën Majkëll Shumaker. Megjithatë verdikti do të jepet në pistë, atje ku si Verstapen ashtu edhe Hamilton do të përpiqen ta mbyllin garën në vendin e parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online