Tare gati të blejë makthin e Murinjos për të zëvendësuar Muriqin, nis edhe gjuetinë e portierëve te Barcelona

Igli Tare ka përveshur mëngët dhe ka piketuar objektivat për muajin janar. Drejtori sportiv shqiptar është gati të veshë bardhekaltër makthin e Murinjos për të zënë vendin e Vedat Muriqit. Ky i fundit nuk ka bindur aspak në kryeqytetin italian dhe drejtuesit duan të gjejnë një alternativë të duhur për sulmin. Tare ka hedhur vështrimin në Norvegji. Botheim është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e Lacios. Lojtari në fjalë ka bërë një sezon fantastic me Bodo/Glimt-in, ndërsa italianët dhe Murinjo e njohin mirë në nga 2 golat dhe tre asistet që dhuroi në turpërimin 6-1 të Romës.

Ndërkohë Tare ka nisur edhe gjuetinë e portierëve. Strakosha refuzon të rinovojë dhe me sirenat angleze që kanë nisur të bien mund të kalojë sezonin e fundit te Lacio. Ndërsa sa i përket Reinës, vitet duket se po rëndojnë shumë mbi supet e tij, teksa këtë sezon po pëson gol më tepër seç duhet. Për këtë arsye Igli Tare mendon të sjellë përsëri në Serie A ish-gardianin e Juventusit, Neton. Ky i fundit momentalisht është pjesë e Barcelonës dhe që nga janari mund të ndërrojë ambient./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online