Formula 1/ Gara e Austrisë kthen përmbys kampionatin, fiton Verstapen

Formula 1 ka patur emocione të forta në garën e Austrisë. Kjo garë u fitua nga Maks Verstapen, i cili triumfoi në pistën e shtëpisë për skuderinë e Red Bullit. 20-vjeçari u pasua në podium nga dy garuesit e Ferrarit. I dyti u rendit finalandezi Kimi Raikonen, ndërsa pas tij gjermani Sebastian Vetel.

Një garë për t’u harruar për Luis Hamilton dhe Valteri Botas, pasi të dy pilotët e Mercedes nuk e mbyllën atë. Largimi i Hamiltonit nga gara e Austrisë dhe podiumi i Vetelit ndryshon renditjen përfundimtare të pilotëve, pasi Vetel i merr vendin e parë Hamiltonit me një pikë më shumë. Gjermani ka 146 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërsa anglezi 145.  Vendi i tretë për Raikonen me 101 pikë. Renditja e skuderive tashmë kryesohet nga Ferrari me 247 pikë, ndjekur nga Mercedes me 237 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online