Formë fantastike e Celinës, titullar dhe kualifikim për kosovarin në “FA Cup”

Mesfushori kosovar, Bersant Celina vazhdon të bëjë paraqitje të shkëlqyera në Angli me ekipin e Suonsi. Sot, skuadra uellsiane luajti në transfertë përballë Aston Vilës, ndeshje e vlefshme për “FA Cup”.

Numri 10 i Suonsit luajti 90 minuta, duke qenë lider në mesfushë dhe duke treguar se është një lojtar që premton shumë. I dalë nga akademia e Mançester Sitit, Celina duket se është një nivel më lart se pjesa tjetër e skuadrës së tij.

Suonsi fitoi me rezultatin 0-3, duke e dominuar sfidën. Celina nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, por çdo aksion i rrezikshëm kalonte në këmbët e tij.

Paraqitjet e mira të kosovarit kanë filluar të trembin skuadrën e Suonsit, pasi oferta nga klube të njohura në Angli nuk mungojnë dhe drejtuesit e skuadrës uellsiane mund të privohen nga shërbimet e tij që në muajin janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *