Formacioni i javës në Zvicër, dominim nga lojtarët shqiptarë

Zvicra është oazi i lojtarëve shqiptarë. Si në ligën e parë ashtu dhe në kategoritë më të ulëta skuadrat zvicerane u japin besim sportistëve nga vendi ynë. Java që sapo u mbyll ishte mjaft e suksesshme për shqiptarët që luajnë në Zvicër, të cilët spikatën me paraqitjeje e tyre, por njëkohësisht një pjesë e tyre arritën që të gjenin rrugën e rrjetës.

Sot, është publikuar dhe formacioni i javës, ku jo pak por 4 lojtarë shqiptarë janë në ekipin më të mirë. Arlind Ajeti dalloi nga pjesa tjetër e skuadrës në suksesin e Grasshopersit ndaj St.Gallen. Nuk kishte si të mungonte Hekuran Kryeziu, i cili shënoi 2 gola fantastik në barazim 3-3 që Zyrihu regjistroi me Ksamaksin.

Bastian Toma po ashtu ishte vendimtar me golin e tij, duke i dhënë fitoren Sionit ndaj Thunit. Shkëlqim Demhasaj po ashtu ishte protagonist në barazimin 1-1 që Luzerna arriti me Bazelin, duke dhënë asistin e golit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online