FORMACIONET | Surpriza dhe rikthime për finalen, Poçetino habit me zgjedhjet e tij!

Jyrgen Klop dhe Mauricio Poçetino kanë zbuluar formacionet titullare të skuadrave të tyre në prag të finales së Champions League. Në 11-shet titullare të publikuara  përpara sfidës nuk mungojnë surprizat.

Mauricio Poçetino duket se do të marrë një vendim mjaft të vështirë, pasi do të lërë në stol njeriun që i solli në finale, pikërisht Lukas Mourën. Aryseja është shumë e thjeshtë: Rikthimi i Herri Kejn.
Krah anglezit do të jetë Son, i cili mund të përshtatet si në skemën 4-4-2, si në skemën 4-2-3-1. Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Herri Uinks, një ndër të preferuarit e Poçetinos. Përkrah Uinks do të luajë Sisoko, ndërsa Ali e Eriksen plotësojnë mesin e fushës.

Në mbrojtje do të luhet me katër, me Tripier e Rouz nga krahët, ndërsa në qendër dyshja Aldervireld-Vertongen. Nga krahu tjetër, Liverpuli i Jurgen Klop rreshtohet gati-gati me lojtarët e zakonshëm. I vetmi ndryshim, nëse mund të quhet i tillë, është rikthimi i Roberto Firminos.
Braziliani duket se ka arritur mrekullisht të rikuperohet për ta nisur sfidën si titullar dhe do të jetë në sulm me Mane e Salah. Mesfusha do të përbëhet nga treshja Fabinjo-Henderson-Vijnaldum. Në mbrojtje si gjithnjë nuk ka dyshime, me Matip e Van Dijk në qendër dhe Arnold e Robertson nga krahët.

TOTENHEM – Loris; Tripier, Aldervireld, Vertongen, Rouz; Uinks, Sisoko, Ali, Eriksen; Son, Kejn

LIVERPUL – Alison; Aleksander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinjo, Henderson, Vijnaldum; Mane, Salah, Firmino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *