Formacionet/ Partizani e Botev, sa halle në sulm!

Stërvitja e fundit e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” ka vendosur edhe formacionin e të kuqve për ndeshjen ndaj Botev Plovdivit. Trajneri Sulejman Starova nuk ka shumë alternativa, prandaj dhe 11-ja nuk do të ketë surpriza, duke parë që në mbrojtje mungojnë Malota e Krasniqi dhe sulmi tashmë ka mbetur në shpatullat e Sukajt.

Alban Hoxha do ta nisë nga minuta e parë me Fejzullahin në krahun e djathtë, Atandën dhe Ibrahimin në qendër dhe Kotobellin majtas. Në mesfushë do të jenë Vila, Batha dhe Trashi. Mazrekaj dhe Progni nga krahët do të mbështesin Sukajn në majë të sulmit. Shkodrani ia ka dalë mbanë të jetë në sfidën e sotme, edhe pse nuk dihet a do të arrijë të përballojë 90 minutat, nën temperatura ferri.

Ndërkaq, edhe Botevi ka jo pak shqetësime, sepse do të mungojnë mbrojtësi i rëndësishëm Radosllav Terziev dhe sulmuesi brazilian Fernando Viana. Ky i fundit është bashkuar në janar me Botevin dhe ka shënuar 6 gola në 13 ndeshje, ndaj mungesa e tij hap një gropë të madhe në sulm. Për pasojë, trajneri Nikolai Kirov do të hedhë në fushë një skuadër pa sulmues roli, me Kosoko ose Tasev të avancuar, ndërkohë që shpresat janë te Nedelev, futbollisti më i mirë i skuadrës.

Formacionet e mundshme

Partizani: Hoxha – Fejzullahi, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli – Batha, Vila, Trashi – Progni, Mazrekaj – Sukaj

Tr. Sulejman Starova

Botev: Çvoroviç – Panov, Genev, Dimitrov, Minev – Jaja Melexhe – Felipe Brisola, Nedelev, Baltanov, Stojanov – Kosoko (Tasev)

Tr. Nikolai Kirov

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *