Kiruan Nuabueze është afrimi i Laçit për sulmin. Lojtari me pasaportë amerikane, i cili spikati te Drita me shtatë gola të shënuar në gjysmë sezoni, zgjodhi Superioren për të vijuar karrierën dhe shenjat e para në stërvitje janë pozitive.
Sulmuesi ka folur për kalimin te Laçi: “Kam kaluar një eksperiencë të mirë te Drita dhe tani dua t’i shërbej Laçit. Jam pritur shumë mirë, gjërat këtu janë korrekte. Raporti është shumë i mirë me të gjithë, tani e kam mendjen te ndeshja e Europa League. Shpresoj të fitojmë për tifozët dhe për të gjithë të tjerët në klub”.
Prej Nuabueze priten golat, që sezonin e shkuar u realizuan nga Ndriçim Shtubina. “Duke qenë se kemi nisur fazën me ritëm të lartë, shpresoj t’i jap kësaj skuadre cilësitë e mia, forcën, shpejtësinë dhe shumë gola”, është shprehur mes të tjerash sulmuesi për RTSH Sport.