Florenci ia hedh paq, humb vetëm Milanin

Në fakt pritej që të mos kishte diçka serioze dhe tashmë te Roma mund të qetësohen për Alesandro Florencin. Autori i golit të dytë në ndeshjen e djeshme me Atalantën, pati një problem në gjurin e këmbës së majtë, çka i shqetësoi verdhekuqtë.

E gjitha vinte prej faktit që Florenci ka bërë dy ndërhyrje në gju, që e kanë lënë për muaj të tërë jashtë fushave të blerta. Operimi i parë i ligamentit nuk shkoi si duhej. Asokohe ndoqi një metodë të re për rikuperimin, që presupozohej të bëhej gati për katër muaj.

Me t’u kthyer në fushë e këputi sërish ligamentin, që zakonisht kërkon një periudhë 6-mujorë për t’u rikuperuar. Sot Florenci kreu vizitat mjekësore dhe do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për dy javë, duke e humbur kështu ndeshjen me Milanin të premten.

Seria A ndërpritet për dy javë dhe më pas me rinisjen e kampionatit Florenci do të jetë i gatshëm për teknikun Di Françesko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online