Flamurtari takon Dukën, diçka po “gatuhet”

Flamurtari ëndërron pjesëmarrjen në Europa League dhe me paraqitjet e këtij sezoni mund t’ia dalë, sepse është i treti, edhe pse trajneri Ilir Daja po bën një mrekulli, me një skuadër të sakatuar.

Megjithatë, problem madhor për Flamurtarin është licencimi në kupat e Europës, për shkak të krizës së thellë financiare dhe borxheve të shumta, nga e shkuara apo nga sezoni aktual, duke qenë se futbollistët nuk paguhen prej muajsh.

Me siguri kjo ka qenë arsyeja e një takimi zhvilluar sot në Tiranë, mes presidentit të FSHF-së Armand Duka dhe përfaqësuesve të Flamurtarit, siç raporton Telesport.

Në takim ishte administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, por edhe presidenti i kompanisë Atlasjet, Murat Ersoy, një ndër investitorët kryesorë te Flamurtarit.

Klubi vlonjat shpreson të shkojë në Europa League për të mbyllur shumë gropa, në pritje që shteti dhe bashkia të kujtohen dhe t’i japin zgjidhje një herë e mirë odisesë Flamurtari: privatizim, ose largim i turqve dhe të gjendet ndonjë zgjidhje e re, për të mos vazhduar me historitë e viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *