Elton Kale është kthyer në mollë sherri mes Kukësit e Flamurtarit, por në Vlorë nuk e vrasin mendjen fare për pretendimet e nënkampionëve të Shqipërisë.
Elton Kale është i Flamurtarit, marrëveshja është mbyllur dhe “Sport Ekspres” mëson se anësori ofensiv është tashmë në Greqi, duke nisur edhe stërvitjen me Flamurtarin.
Prezantimi i brazilianit në Vlorë nuk u bë pikërisht për shkak të akuzave të Kukësit ndaj lojtarit, i cili pretendon se nuk ka firmosur asnjë rinovim, ndërsa Kukësi ka çuar në FSHF një kontratë me datë rinovimi, por që është mjaft e dyshimtë, duke parë dokumentacionin që ka ofruar vetë Kale për mediat. Sipas brazilianit, data e vendosur në kontratë është e falsifikuar dhe firma që ai ka hedhur nuk ka qenë për rinovim, por për kontratën e parë në Kukës.
Mbetet FSHF ta zgjidhë këtë lëmsh, ose më saktë UEFA e FIFA, sepse ne e kemi zakon që nuk dimë të zgjidhim asgjë, për shumë arsye. Ndërkaq, Kale është kuqezi dhe ashtu si Izair Emini vjet, ka vendosur t’i shpallë luftë Kukësit.