Ditmar Bicaj është zyrtarisht një futbollist i Flamurtarit dhe sot ka firmosur kontratën që do ta lidhë me klubin vlonjat prej 1 korrikut.
Qendërmbrojtësi i fuqishëm e mbylli sezonin te Vllaznia, por prej javësh e ka mbyllur kontratën në Shkodër dhe ditët e fundit Sport Ekspres raportoi se Bicaj ishte takuar me trajnerin Shpëtim Duro, duke biseduar “kokë më kokë”.
Tani marrëveshja është e kryer dhe Bicaj kthehet në Vlorë, sepse firmosi para dy vitesh, por pastaj lindën probleme financiare dhe kontrata u prish.
Për Sport Ekspres, Bicaj deklaroi: “Ishte një kënaqësi të firmosja për Flamurtarin. I besoj projektit, që është shumë ambicioz, për 3 vendet e para. Një rol të rëndësishëm luajti edhe njohja e vjetër me trajnerin Shpëtim Duro, por edhe fakti që para dy vitesh isha shumë pranë Flamurtatit dhe tani u bë realitet”.