Flamurtari në Mavrovë, Duro: Merkatoja quhet e mbyllur

Flamurtari ka udhëtuar sot për në Mavrovë, ndërkohë që tekniku kryeqytetas ka folur në lidhje me lëvizjet e deritanishme në merkato, por jo vetëm…

Elton Nika

Flamurtari ka startuar përgatitjet, ndërsa tashmë është gjithçka gati edhe për fazën përgatitore. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, vetëm pak para nisjes së skuadrës drejt Mavrovës ka folur për fazën përgatitore të skuadrës, merkaton, por edhe objektivat që do të ketë skuadra vlonjate në sezonin e ardhshëm futbollistik.

-Flamurtari ka zbritur tashmë në fushë…

Po, siç e dini ne kemi nisur prej datës 19 korrik, kur kemi zhvilluar edhe analizat mjekësore me skuadrën, një takim me drejtuesit dhe në datë 20 korrik zbritëm në fushë për pak ditë në Vlorë, për të vijuar tashmë jashtë vendit fazën përgatitore.

-Një fazë e ndarë në dy pjesë, mes Mavrovës dhe Verias në Greqi. Ç’mund të na thoni?

Po, është e vërtetë. Prej ditës së diel (sot) do të zhvendosemi në Mavrovë të Maqedonisë, ku do të qëndrojmë për rreth 15 ditë. Më pas do të jemi në Vlorë për pak ditë dhe sërish do të shkojmë në Greqi për 15 ditë të tjera. Skuadra do të rikthehet në Vlorë vetëm 10 ditë para fillimit të kampionatit. Mendojmë se kemi bërë një zgjedhje të mirë dhe mbi të gjitha do të punojmë qetësisht.

-Veç fazës përgatitore, do të ketë edhe ndeshje miqësore?

Padyshim. Kemi programuar tre të tilla në Mavrovë, natyrisht me skuadra vendase, përzgjedhje e bërë në bazë të përgatitjeve që kemi zhvilluar deri tani. Pra, do kemi ndeshje me nivel jo fort të lartë. Por, në miqësoret që do të luajmë në Greqi niveli i tyre do të shkojë në rritje, pasi na duhen përballje për të parë se ku jemi, në mënyrë që të jemi gati për nisjen e kampionatit.

-Keni bërë shumë afrime deri më tani, por a mbetet Flamurtari në merkato?

Presim edhe rikthimin e Danilo Alvesh, që do të bashkohet me skuadrën në datë 26 korrik. Jeni informuar edhe për lojtarin e ri nga Mali, që e quaj një investim për Flamurtarin. Mendoj se merkato është e mbyllur, por vetëm nëse do të ketë një emër shumë cilësor, natyrisht do të ndërhyjmë, por për momentin mund të them se merkato e Flamurtarit është e mbyllur.

-Jeni i kënaqur me grupin e lojtarëve të skuadrës?

Një pjesë e lojtarëve janë nga sezoni i kaluar, kanë ardhur të rinj, lojtarë që i njoh nga kampionati maqedonas, por edhe lojtarë të tjerë cilësorë i janë bashkuar skuadrës. Mund të them se kemi zhvilluar një merkato shumë të mirë, por është fusha ajo që do të vendosë dhe asgjë tjetër. Merkato ka qenë ajo që unë e kam kryer në bashkëpunim me klubin dhe kemi pasur padyshim lëvizje të rëndësishme.

-Së fundmi, a mund të flasim që tani për objektiva te Flamurtari?

Kampionati nis në muajin shtator, por nëse flasim sot, ajo që duhet të pranoj lidhet me faktin se Flamurtari duhet të jetë konkurrues deri në fund, duke luftuar për objektiva të rëndësishme. Partizani, Skënderbeu apo Kukësi janë ekipet që duhet t’i rivalizojmë dhe unë mendoj se e kemi grupin. E rëndësishme mbetet që për Flamurtarin kampionati të mos mbyllet që në tetor, por të jemi konkurrues deri në fund të kampionatit.

Image may contain: one or more people, people playing sports, grass, sky, outdoor and nature

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online