Flamurtari në hall, 68 mijë euro për 4 gjyqe të humbura

Në Vlorë lista e “ish”-ëve që presin të marrin miliona është e gjatë. Ka cështje të vjetra që ende nuk janë zgjidhur, ndërkohë që mund të ketë edhe gjyqe të reja. Në fund të muajit janar në FSHF ka triumfuar edhe mesfushori Haxhi Neziraj.

Futbollisti aktual i Dritës së Gjilanit u largua janarin e shkuar nga Flamurtari dhe diçka e tillë u arrit me marrëveshje. Mesfushori, i cili la Zvicrën për të provuar një eksperiencë të re në Superiore, duhet të merrte 26 mijë euro për pagat e prapambetura.

Gjithsesi mes tij klubit u ra dakord që lojtarit t’i kalonin në llogari 15 mijë euro. U nënshkrua një marrëveshje, që nuk u respektua në asnjë moment. I gjendur në këtë situatë, Neziraj ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes. Kështu ai pret 15 mijë eurot që i takojnë.

BORXHET E TJERA – Veç Nezirajt, në listën e pritjeve janë edhe Ernest Gjoka, Yll Hoxha dhe Arsid Kruja. Trajnerit kuqezinjtë i detyrohen 26 mijë euro. Mesfushori anësor pret 11 mijë euro që Flamurtari ia ka borxh, madje e ka fituar gjyqin në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve dhe ka kërkuar në maj të vitit 2018 ekzekutimin e vendimit.

Disiplina ka qenë e zënë këto kohë dhe nuk e ka shqyrtuar këtë çështje, sikurse po bën edhe me kërkesën e bërë më 31 janar nga Arsid Kruja. Shkodrani e ka fituar gjyqin që në vitin 2016 dhe Flamurtari i detyrohet 16 mijë euro. Edhe Donjet Shkodra më parë i ka çuar vlonjatët në FIFA për 30 mijë euro. Administratori Sinan Idrizi ka plot probleme për të zgjidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online