Flamurtari ndal Feronikelin, Prishtina tre pikë larg kreut

Skuadra kryesuese e IPKO Superliga e Kosovës, Feronikeli, është ndalur në një barazim pa gola ndaj Flamurtarit të Prishtinës.

Kjo “ndalesë” e skuadrës nga Drenasi bën që diferenca me ndjekësit e Prishtinës të shkojë në tre pikë, kur kanë mbetur dhe edhe nëntë javë kampionat. Në garë mbetet dhe Llapi i vendit i tretë që ndodhet pesë pikë larg kreut.

Trajneri i Ferronikelit, Zekirija Ramadani, nuk u shpreh i zhgënjyer nga rezultati gjatë intervistës në fund të takimit.

“Flamurtari ka merita që ne nuk arritëm të fitojmë. Por, ne duhet t’i gëzohemi barazimit dhe jo Flamurtari, pasi mbetemi sërish në vendin e parë tri pikë më shumë se vendi i dytë. Edhe po të kishim fituar sot nuk do të kishte mbaruar kampionati.”, deklaroi Ramadani për “Supersport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online