Lineker: Franca luante me 12 lojtarë, Barcelona duhet të blejë motorin e saj

0

Franca u shpall kampione bote dhe ndonëse Mbape, Grizman e Pogba ishin në qendër të vëmendjes, një tjetër futbollist ka mahnitur teknikë e ish-futbollistë. Bëhet fjalë për N’Golo Kante, mesfushorin e Çelsit, i cili ishte lojtar kyç në skemat e Deshamp.

Legjenda angleze Geri Lineker cilëson pikërisht ish-mesfushorin e Lester Sitit si më të mirin e Botërorit dhe këshillon Barcelonën ta blejë urgjentisht.

“Kante do ishte blerja perfekte për Barcelonën. Për mua ai ishte me i miri i Kupës së Botës dhe nuk e them se ka luajtur me Lesterin tim. Me të, Franca luan me 12 lojtarë në fushë, sepse ai bën punën e dy mesfushorëve.

“Është një avantazh i madh ta kesh në ekip, Kante është kudo, ka pasim të shkëlqyer dhe gjendet gjithnjë në vendin e duhur, duke qenë vendimtar në sukseset e Francës. Jam një tifoz i Kantesë, në pozicionin e tij është më i miri që kam parë ndonjëherë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.