Një dygolësh i Kastrioti Rexhës i ka dhuruar fitoren dhe vendin e parë në renditje Feronikelit. Ekipi nga Drenasi fitoi në Prizren përballë Lirisë vendase 0-2 dhe tashmë është ngjitur në vendin e parë me 42 pikë pas humbjes së Prishtinës në derbi.
Të dy golat e miqve u shënuan në pjesën e parë nga Rexha, i cili është ngjitur në kuotën e 8 golave në kampionat. Liria nuk pati forcë për ta përballuar Feronikelin dhe vazhdon të renditet në vendin e dhjetë me 19 pikë.
Derbi i kryeqytetit ka dhuruar surpriza. Flamurtari ka mposhtur 2-0 Prishtinën, duke siguruar një trepikësh të rëndësishëm dhe duke rrëzuar ekipin e Josës nga vendi i parë. Ganezi Kuansah la kuqezinjtë me një lojtar më pak në minutën e 22-të dhe u menduar se derbi do të vishej bardhekaltër, por Flamurtari i befasoi të gjithë.
Alban Shillova kaloi Flamurtarin në avantazh në minutën e 31-të (goli i nëntë në kampionat për bomberin), ndërsa Krasniqi dyfishoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë. Pavarësisht inferioritetit numerik, Flamurtarit arriti të ruante fitoren, duke u ngjitur kështu në vendin e gjashtë me 25 pikë, ndërsa Prishtina zbret e dyta me 40 pikë, dy më pak se kryesuesit e Feronikelit.
Flamurtari-Prishtina 2-0
(Shillova 31’, Krasniqi 45+2’)
Liria-Feronikeli 0-2
(Rexha 7’, 43’)