Fjalët për largimin e Alegrit, Nedved i vë “vulën”

Masimiliano Alegri me dështimin e pestë radhazi për të fituar një Champions me Juventusin e ka lëkundur vendin e tij si trajner i “Zonjës”. Në media ka kohë që aludohet mbi një largim të tij. Mendim krejt të kundërt ka Pavël Nedved.

Çeku u pyet nga gazetarët para fillimit të ndeshjes kundër Torinos për këtë çështje. Drejtori i Juves mundohet të shuajë çdo zë që lidhet me një shkarkim të mundshëm të trajnerit italian dhe shprehet se do të qëndrojë në “Allianz Stadium”.

“Do të vazhdojë të jetë trajneri ynë. Ka një kotratë aktive, kështu që do të qëndrojë me ne. Anjeli dhe Alegri janë të dy të qetë. Ata do të kenë një takim së bashku kur ta shohin të arsyeshme. Nuk ka asgjë për t’u fiksuar”, përfundoi Nedved.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *