Fitorja e madhe e Klopit, Liverpuli tashmë ka mbrojtje të hekurt

0

Në vitin 2014 Liverpuli i shkoi pranë titullit kampion, me Brendan Roxhers në drejtim, por ishte një sezon ku u pësuan 50 gola, mbrojtja e pestë më e mirë e Premier Ligës angleze. Ishte një prapavijë me Simon Minjole, Glen Xhonson, Martin Shkrtel, Daniel Ager apo Mamadu Sako dhe Xhon Flanagan, ndërsa në stol ishte edhe Kolo Ture.

Më pas drejtimin e mori Jurgen Klop dhe fillimi ishte i vështirë, problemi i golave të shumtë të pësuar nuk gjeti zgjidhje. Më pas, pak nga pak, nisi revolucioni. Dy blerjet rekord për klubin, Alison dhe Virxhil van Dijk, janë lojtarë kyçë dhe fillimi i sezonit ka qenë perfekt, me dy fitore pa pësuar gol.

Daily Mail ka analizuar gjithë lëvizjet e trajnerit gjerman për të ndërtuar një ekip me mbrojtje të herkurt, edhe pse filozofia e tij mbetet sulmi.

PORTA

Klopp vendosi që Simon Minjole nuk ishte në nivelin e duhur për të tentuar triumfin në Premier League apo Europë. Fillimisht trajneri i The Reds gaboi, duke shpenzuar 5 milionë sterlina për të blerë Loris Karius nga Mainci, gabim i paguar shtrenjtë, sidomos me gafat e portierit në finalen e Champions League. Në verë Klop korrigjoi gjithçka, i pagoi 66 milionë sterlina Romës për të blerë Alison. Rekord botëror për një portier, por e theu shumë shpejt Çelsi, me blerjen e spanjollit Kepa.

MBROJTESI I DJATHTË

Nathaniel Klajn u ble për të zëvendësuar Johnson që në sezonin para se të merrte drejtimin Klopp. Për fat të keq, Klajn humbi thuajse gjithë sezonin e shkuar për dëmtim në shpinë dhe në të njëjtin krah mungoi gjatë për dëmtim serioz në gju edhe Xho Gomez. Krejt papritur, i doli shansi i artë një djaloshi të ri, Trent Aleksandër-Arnold, i rritur vetëm pak hapa larg qendrës stërvitore të Liverpulit. Aleksandër-Arnold ka rezultuar një zbulim, mbrojtës modern, pozicional dhe i zoti me topin në zotërim, edhe pse vetëm 19 vjeç, duke u bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për The Reds dhe duke u bashkuar edhe me kombëtaren angleze.

QENDRA E MBROJTJES

Klop nxorri jashtë loje Mamadu Sako dhe Martin Srktel, të dy të panevojshëm, por gjetja e një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë ishte mision i pamundur. Dejan Lovren u fajësua për çdo gol të pësuar, Xhoel Matip nuk u përshtat si duhej në Angli dhe Ragnar Klavan ishte një rezervë që luajti shumë pak. Klop e dinte se një lojtar si Van Dijk ishte zgjidhja perfekte, një lider në prapavijë, por verën e shkuar çdo ofertë u refuzua prerë. Klopp nuk u dorëzua, priti deri në janar dhe nisi sulmin vendimtar, duke e blerë yllin e ardhshëm të mbrojtjes, ndërkohë që Xho Gomez është kthyer fuqishëm pas dëmtimit dhe po shkëlqen, duke kompletuar qendrën e mbrojtjes.

MBROJTËSI I MAJTË

Ky pozicion ka qenë pika e dobët e Liverpulit për shumë vite, aty ku Flanagan dështoi dhe Alberto Moreno u bë qesharak vitet e fundit, derisa Klopp zbuloi tek Hall Siti skocezin Endi Robertson, për vetëm 8 milionë sterlina. Kur iu dha shansi, Robertson rezultoi një zbulim, duke qenë mjaft i dobishëm edhe në fazën sulmuese dhe duke merituar formacionin, me bekimin e tifozëve, të kënaqur prej tij.

BLERJET E KLOPP PËR MBROJTJEN E THE REDS

Xhoel Matip – Shalke – Falas

Loris Karius – Mainc – 4.7 milionë sterlina

Ragnar Klavan – Augsburg – 4.2 milionë sterlina

Aleks Maninger – Augsburg – Falas

Endi Robertson – Hall – 8 milionë sterlina

Virxhil Van Dijk – Sauthampton – 70 milionë sterlina

Alison – Roma – 67 milionë sterlina

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.