Fitore befasuese, Partizani thyen polakët e Krakovia

Partizani largohet nga Sllovenia me fitore, pasi ka mundur polakët e Krakovia me rezultatin minimal 1-0. Të kuqtë kishin bërë ndryshime në formacion, teksa në sulm ishte pozicionuar Çinari dhe në krahun e majtë të prapavijës Esin Hakaj.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën trajneri Franko Lerda bëri disa lëvizje, në repartin e sulmit. Kardozo dhe Mensah u hodhën në fushë dhe ishte braziliani ai që arriti të shënonte golin e vetëm dhe të fitores.

Në miqësoren e sotme debutoi edhe Rron Broja, i cili u aktivizua për disa minuta në pjesën e dytë. Tashmë të kuqtë do të rikthehen në Shqipëri, për t’u bërë gati për ndeshjen e 10 korrikut me Karabakun në stadiumin “Selman Stërmasi”.

MIQËSORE – E MARTË, MË 2 KORRIK

Partizani-Krakovia 1-0
Shënues:
Kardozo 74’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Hila, Kote, Asani, Uilliam Kordeiro, Çinari.  (U aktivizuan: Malaj, Mensah, Kardozo, Broja, Kodra). Trajner: Franko Lerda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *