Fitoni miqësoren e penalltive, Demiraj: Prisja më shumë, nuk jam i kënaqur

Dje, skuadra e Patosit që luan në Grupin B të Kategorisë së Dytë, ka luajtur një tjetër ndeshje miqësore, dhe këtë herë ka patur përballë Selenicën që luan në një kategori më poshtë. Një fitore e pastër 2-0 për patosarakët, por e veçanta është se të dy golat u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë me autorë Hatia në minutën e 14-të dhe Balla në minutën e 62-të.

Këtë fakt, trajneri Elidon Demiraj i Albpetrolit e shpreh me pakënaqësi teknike të tij, edhe pse në këtë miqësore ka provuar tre futbollistë të rinj. “Në miqësoren me Selenicën aktivizova tre lojtarë të rinj që i mendoj për vazhdimësinë. Por nuk kam mbetur i pakënaqur, sepse prisja më shumë dëshirë e impenjim në lojë, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në sulm”.

Deri më 17 shkurt që rinis kampionati i Kategorisë së Dytë, Demiraj thekson se ka kohë për të provuar edhe të tjerë të rinj, ndërsa Albpetroli renditet në vendin 4-t në Grupin B, 7 pikë pas Shkumbinit të vendit të parë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online