“Firo” te Kukësi, largohet ish-lojtari i Tiranës

Kukësi humb një nga të rinj e afruar para dy sezonesh. Mesfushori Kristi Joti, i dalë nga akademia e Tiranës, është larguar dhe ditën e sotme ka falënderuar klubin verilindor për dy vitet që ka kaluar me ta. Joti u testua në verën e vitit 2018 dhe ish-trajneri Mlladen Milenkoviç dha “Ok”-in për të.

Futbollisti 21-vjeçar u aktivizua në vetëm 6 ndeshje si zëvendësues në sezonin e parë, kurse verën e shkuar Kukësi vendosi ta huazonte te Tomori. Edhe në Berat luajti po aq ndeshje, por si titullar. Aty u largua para kohe dhe i rikthye te Kukësi.

Tashmë Joti largohet dhe do të vijojë karrierën në tjetër klub. Mesfushori qendror ka oferta nga Kategoria e Parë dhe i duhet të zgjedhë se ku do të aktivizohet. Me shumë rëndësi është që të luajë rregullisht dhe të tregoje vlerat e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online