Firma me Juven, kontrata dhe rroga: Mbi Ramsejn, vetëm… CR7!

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të Aron Ramsej te Juventusi në fundin e sezonit dhe diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Uellsiani do të largohet nga Arsenali pas dhjetë vitesh, për të vazhduar karrierën në Serie A, ndërsa bardhezinjtë kanë siguruar shërbimet e tij pa shpenzuar para për kartonin e lojtarit.

“The Guardian” zbulon detajet e marrëveshjes, që do të bëhet zyrtare pas finales së Superkupës së Italisë midis Juventusit dhe Milanit, që zhvillohet me datë 16 janar. 28-vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore pas finales dhe do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 7.2 milionë sterlinash në sezon (rreth 8 milionë euro).

Ramsej do të bëhet kështu lojtari i dytë më i paguar i Juventusit pas Kristiano Ronaldos. Bardhezinjtë e ndiqnin prej kohësh, ndërsa mos rinovimi i lojtarit me Arsenalin ia bëri më të thjeshtë punën drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, pasi uellsiani, i cili ka shënuar mbi 50 gola në mbi 300 ndeshje të luajtura me “topçinjtë”, do të zbarkojë në Torino në verë me parametra zero.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *