Stefano Pioli dha dorëheqjen nga Fiorentina gjatë ditës së djeshme. Palët u ndanë keq dhe nuk munguan polemikat dhe thumbimet mes tyre. Megjithatë, klubi nga Firence nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri.
Ai është Vinçenco Montela, ish-trajneri i Milanit dhe Seviljes. Bëhet fjalë për një rikthim në ekipin viola, pasi Montela ka drejtuar Fiorentinën gjatë viteve 2012-2015, ku arriti të dërgonte ekipin në gjysmëfinalet e Ligës së Europës (përballë Seviljes në vitin 2015) dhe finalen e Kupës së Italisë (e humbur 1-3 përballë Napolit në vitin 2014).
44-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe do të debutojë kundër Bolonjës në shtëpi. Objektivi i madh për këtë sezon është finalja e Kupës së Italisë.
Djemtë e Montelës do të zhvillojnë sfidën e kthimit kundër Atalantës në Bergamo. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 3-3, ndërsa me 25 prill do të mësohet ekipi që do të luajë në “Olimpico” finalen e madhe.
#MONTELLA È IL NUOVO ALLENATORE??
?https://t.co/3Vf2bJTdwF#NoiSiamoFirenze ?? #InsiemeSiamoPiùForti pic.twitter.com/dcrV1rnRsf— ACF Fiorentina (@acffiorentina) April 10, 2019