Finalja me Tiranën, Laçit i kthehet sulmuesi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Laçi u mposht një ditë më parë nga Flamurtari, por ajo përballje duhet lënë pas dhe të mendohet për ndeshjen e radhës në shtëpi me Tiranën. Një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar, për vetë objektivat që skuadrat kanë.

Vetëm fitorja u bën punë bardhezinjve, që janë eliminuar nga Kupa prej Tiranës dhe do kërkojnë një hakmarrje. Nga ana tjetër skuadra e drejtuar nga Ardian Mema edhe me një barazim do të ishte e kënaqur, duke pasur parasysh kalendarin.

Kurbinasit për ndeshjen me Tiranën do të kenë të gatshëm edhe sulmuesin Nikola Okpotu, i cili ishte i pezulluar me kartonë dhe nuk mund të luante kundër Flamurtarit. Nigeriani do të jetë opsion për trajnerin Sulejman Starova. Ndërkohë do të shihet edhe gjendja e Sebastian Toros, i cili u dëmtua gjatë javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *