“Sarri te Juventusi? Nuk habitem aspak! Kur iku Higuain atje…”

Të gjithë duan të marrin drejtimin e Juventusit. Largimi i Alegrit ka lënë bosh pankinën bardhezi dhe emrat që lakohen për të zëvendësuar trajnerin livornez janë të shumtë.

Simone Inzagi i Lacios mbetet favoriti kryesor, por garës i është bashkuar edhe Mauricio Sarri. Trajneri i Çelsit pritet të largohet në fund të sezonit dhe po negocion me Milanin. Emri i tij po lakohet edhe për stolin e Juves.

Aurelio De Laurentis punoi tre vite me Sarrin te Napoli, por ndarja me tyre nuk ishte më e mira e mundshme. Presidenti ka reaguar në lidhje me zërat që e lidhin trajnerin me bardhezinjtë, ndërsa zbulon edhe një prapaskenë në lidhje me Alegrin.

Sarri te Juventus? Nuk do të habitesha aspak. Pas asaj që ndodhi me Higuain, nuk më befason më asgjë. Përkundrazi, do të ishte zbavitëse ta shihnim trajner të bardhezinjve.

Alegri e ka treguar vlerën e tij në gjithë këto vite. Kur ishte te Milani nisëm kontaktet me të. Na kërkoi kohë, por kur u lirua nga kuqezinjtë, unë isha nisur për të mbyllur akordin me Rafa Benitez”, përfundon Aurelio De Laurentis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online