Vllaznia ka një finale të premten me Dinamon. Shkodranët ndajnë vendin e parë me blutë dhe kërkohen tre pikët. Por trajneri Hasan Lika nuk është fort i qetë, duke ditur se ka disa lojtarë me probleme para këtij takimit.
Reanto Malota ende nuk ka kondicionin e duhur dhe zor se do të jetë titullar, por shqetësojnë edhe lojtarë si Dan Ignat dhe Antonio Marku raporton “Rozafa TV”. Veç tyre edhe Ardit Krymi ka pasur shqetësime.
Sot dhe nesër do të shikohet me vëmendje gjendja e këtyre lojtarëve dhe do të përcaktohet se kush do të mund të luajë të premten kundër Dinamos.