Finale përballë Apolonisë, Tomori me “ushtri” në Fier

Skuadra e Tomorit ka kaluar disa javë shumë të ngarkuara, që pas ndeshjes kundër Apolonisë, ndeshje që e humbën 3-0 në tavolinë. Të shtunën, kjo sfidë do të përsëritet sërish.

Ekipi beratas do të udhëtojë në Fier për t’u ndeshur me Apoloninë dhe duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të kësaj ndeshjeje, Bashkia e Beratit ka vendosur në dispozicion autobusë falas për tifozët. Kjo gjë u njoftua dhe nga faqja zyrtare e klubit në “Facebook”, e cila shkroi:

Futboll Klub Tomori | Njoftim
Njoftojmë të gjithë tifozët se Bashkia Berat do të vendos në dispozicion të tyre, 3 deri në 4 autobusë për transfertën ndaj Apolonisë. Kjo ndeshje do të luhet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Ne dëshirojmë që të gjithë tifozët e zjarrtë të Tomorit të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin në këtë përballje të rëndësishme. Autobusët falas do të nisen nga stadiumi “Tomori”. Për informacione më të detajuara do t’iu njoftojmë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *