Finale në të Parën: Sytë në Kavajë e Cërrik, luhen 7 përballje

Sot rikthehet Kategoria e Parë dhe luhen shtatë përballje të javës së 23-të. Spikat përballja e kreut mes Besës dhe Bylisit në Kavajë, por ka edhe të tjera ndeshje mjaft interesante në garën për mbijetesë. E diela sjell një përballje mjaft të rëndësishme, me Erzenin që do mundohet të shtyjë festën e Vllaznisë.

Në Grupin A Besëlidhja-Dinamo është ndeshja tjetër e pesëshes së parë. Në Play-out, Veleçiku-Shënkolli është sfida më delikate për mbijetesën e të dy skuadrave, ndërsa Vora pret Ilirinë. Skuadra e Rezart Mahos nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veç fitores.

Egnatia dhe Oriku përballen në Berat, një ndeshje që rrogozhinasit duan ta fitojnë për ta mbyllur kampionatin në vendin e tretë. Në Play-out, në Cërrik përcaktohet njëra skuadër që nuk mund të mbijetojë në të Parën, e po kështu, transferta e Tomorit në Pogradec do flasë shumë për beratasit.

AGRON KAJA

 KATEGORIA E PARË / Java 23

 Grupi A | Play-off
E shtunë, më 13 prill 2019
Ora 16:00 | Besëlidhja-Dinamo
E diel, më 14 prill 2019
Ora 15:00 | Erzeni-Vllaznia
Korabi pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, më 13 prill 2019
Ora 16:00 | Veleçiku-Shënkolli
Ora 16:00 | Vora-Iliria (Në Pezë)
Burreli pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, më 13 prill 2019
Ora 15:00 | Besa-Bylis
Ora 16:00 | Egnatia-Oriku (Në Berat)
Lushnja pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, më 13 prill 2019
Ora 16:00 | Pogradeci-Tomori
Ora 16:00 | Turbina-Elbasani
Apolonia pushim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *