Stadiumi në flakë, tifozët e Anderlehtit nuk lejojnë të luhet në Liezh

0

Anderlehti në Belgjikë po përjeton sezonin më të keq që pas luftës së dytë botërore.

Klubi i famshëm ka kohë që është në kaos total dhe nuk mjaftoi as revolucioni i janarit, ku u larguan drejtues e lojtarë.

Në play-off skuadra nga Brukseli ka bërë figurë të shëmtuar, duke pasur vetëm humbje deri tani, ndërsa këtë të premte në Liezh u luajtën vetëm 30 minuta futboll.

Tifozët e Anderlehtit e kishin ndarë mendjen, nuk do lejonin të luhej futboll dhe e përmbyten fushën me sende e tymues.

Për pasojë, ndeshja e ndal një herë dhe më pas u ndal përfundimisht, me Anderlehtin që pritet të dënohet rëndë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.