Fillimi i kampionatit, Tomori lajmëron tifozët për masat e reja

Kategoria e Parë nis nesër dhe një pjesë e mirë e stadiumeve do të hapen përgjysmë. E gjitha kjo për arsye financiare, pasi klubet nuk janë në gjendje të garantojnë sigurinë me stjuartë. Edhe me Tomorin kështu do të ndodhë, pasi në dispozicion të tifozëve do të jetë vetëm tribuna kryesore.

Beratasit kanë një mesazh për tifozët, ndërkohë që preteksti është se ballorja nuk do të hapet për shkak se nuk janë vendosur dot në kohë kamerat e sigurisë. Në fakt edhe në Durrës nuk është hapur tribuna kryesore dhe kjo për shkak se shpenzimet do të ishin të mëdha.

“Futboll Klub Tomori kërkon nga tifozët një mbështetje maksimale, por pa treguar në shkallët e stadiumit shenja dashakeqëse, që nuk i shkojnë aspak përshtatë një sporti të tillë dhe që dëmtojnë rëndë imazhin e një klubi me tradita, siç është Tomori. Ndaj, klubi ka menduar që të monitorojë me kamera një pjesë të madhe të stadiumit, duke evidentuar personat problematik dhe t’i përballë ata me ligjin.

Ndërkaq, sqarojmë që pjesa ballore e stadiumit do të jetë e mbyllur, pasi survejimi nga kamerat ka qenë i pamundur të mbyllej në kohë. Do të ketë forca të shumta të “Security” në pjesën e jashtme të këtij sektori, në mënyrë që të shmangen hyrjet e çdo lloj mënyre.

Po ashtu, sqarojmë që pjesa (B) e tribunës kryesore do të jetë e vetmja e hapur për tifozët. Çmimi i biletave kushton 200 lekë (të rinj)”, njofton klubi i Tomorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online